42. Shura - Kurani
- 1. Ha, Mimë.
- 2. Ajn, Sinë, Kaf.
- 3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
- 4. Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Madhëruari!
- 5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
- 6. All-llahu është përcjellës i atyre që, pos Tij, adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
- 7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’an arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqih vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në Xhennet, kurse nj grup për në zjarr.