logo HARUN YAHYA

Tur - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha Turin.
  • 2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
  • 3. Në lëkurë të shtrirë.
  • 4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
  • 5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
  • 6. Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
  • 7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë.
  • 8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
  • 9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
  • 10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
  • 11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.
  • 12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
  • 13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.
  • 14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
  • 15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja).
  • 16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.
  • 17. Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati.
  • 18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.
  • 19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.
  • 20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
  • 21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
  • 22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
  • 23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
  • 24. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
  • 25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).
  • 26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
  • 27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
  • 28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”.
  • 29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
  • 30. E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.
  • 31. Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.
  • 32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?
  • 33. A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.
  • 34. Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.
  • 35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
  • 36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
  • 37. A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
  • 38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
  • 39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
  • 40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri?
  • 41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
  • 42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth.
  • 43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
  • 44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”
  • 45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
  • 46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen.
  • 47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.
  • 48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!
  • 49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code